Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Stërvitja ‘Defender 2025’ zbarkon në Bizë, FA dhe FSK demostrojnë gjuajtje me mortajë më shumë se 2 km
👁7906
Stërvitja shumëkombëshe e udhëhequr nga SHBA, “Defender Europe 2025”, 2 ditë nga fundi në fazën e saj “Immediate Response”, (Përgjigje e Shpejtë), zbarkoi në Bizë. Forcat e Armatosura Shqiptare dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët amerikanë treguan muskujt. Disa demonstrime u bënë, nga toka dhe ajri. Drejtuesi i stërvitjes, kolonel Genti Bardhi sqaron hap pas hapi manovrat e situatës së simuluar. ‘Aktualisht jemi duke ndjekur një strukturë të zbulimit që po patrullon në zonën e operacionit dhe ka një rrezikshmëri të lartë sigurisht. Jemi përpara një force armike dhe sapo ka rënë në kontakt. Duke qenë...