Stema e princit Karl Topia (1381)

Stema e princit Karl Topia (1381)

Princi Karl Topia (1331-1388) ishte një nga sundimtarët më të fuqishëm arbër gjatë shekullit 14-të. I njohur me titullin “Princi i Arbërisë” (Princeps Albanie), Karl Topia sundoi pjesën më të madhe të Shqipërisë qendrore prej vitit 1358 e deri në vdekjen e tij në vitin 1388. 👑 Mes viteve 1381-1383, princi Karl urdhëroi ndërtimin e Manastirit të shën Gjon Vladimirit në Elbasan, vend në të cilin janë gjetur materiale me vlera të mëdha për Karl Topinë dhe në përgjithësi për historinë shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit 14-të. 📸 Në foto mund të shikoni stemën e Karl Topisë e gjetur në manastirin e shën Gjon Vladimirit e gdhendur në gur nga një skulptor mesjetar shqiptar, Dhimitër Shpata, në vitin 1381 me urdhër të princit...