Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet
Nga Albert Vataj Atje ku skena hesht e dritat fiken, zëri yt ende tingëllon si një lutje e thellë. Mbi dërrasat që panë rrëfimin tënd, në sytë që përjetuan shpërthimin tënd interpretues, mbetet gjurma jote, e përjetshme, e pathyeshme, e denjë për një aktor që nuk interpretoi, por jetoi çdo rol.Në Selanik, larg Korçës që të lindi, u mbyll një akt, por nisi një përjetësi. Nuk ishe vetëm një aktor i skenës apo i kinemasë, ti ishe një vetëqëndrim i artit, një fije zëri që nuk shuhej, një frymë që ngjizej çdo herë që përkulemi para portreteve të tua. Në ty akti interpretues nuk luhej, por rridhte nga thellësia e shpirtit, si ujë që buron natyrshëm nga një zemër që e donte artin më shumë...