Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
Startupi AI i Mira Muratit vlerësohet me 12 miliardë dollarë
Thinking Machines Lab, startupi i inteligjencës artificiale themeluar nga ish ekzekutivja e OpenAI me origjinë Shqiptare Mira Murati, ngriti një investim prej 2 miliardë dollarësh duke u vlerësuar me 12 miliardë dollarë në një raund financimi udhëhequr nga firma e kapitalit sipërmarrës Andreessen Horowitz. Pjesë e financimit ishin gjiganti i çipeve AI Nvidia, Accel, ServiceNow, Cisco, AMD dhe Jane Street, njoftoi startupi. Financimi masiv për një kompani e themeluar vetëm në Shkurt, pa asnjë të ardhur apo produkte ende, tregon aftësinë e Muratit për të afruar investitorë në një sektorë me konkurrencë të lartë. Thinking Machines dëshiron të ndërtojë sisteme...