Starti më i mirë i kampionatit; rekordi historik që pret ta thyejë Barcelona e Flick

Starti më i mirë i kampionatit; rekordi historik që pret ta thyejë Barcelona e Flick

Barcelona e Hansi Flick vazhdon të thyejë rekorde. Me 7 fitore në 7 javët e para të La Liga-s, katalanasit mund të barazojnë rekordin e nisjes më të mirë në historinë e klubit, nëse mposhtin Getafen. Ky rekord mbahet nga Barcelona e Tata Martinos, në sezonin e tij të vetëm në stolin blaugrana, kur Osasuna e ndali në barazim pa gola në javën e nëntë. Atë sezon, edhe Atlético Madridi i Diego Simeones arriti 8 fitore radhazi në fillim dhe fitoi titullin në javën e fundit, pikërisht në stadiumin e Barcelonës. Real Madridi e ka arritur gjithashtu këtë shifër në sezonet 1961-1962 dhe 1987-1988. Rekordi absolut i përket skuadrës madrilene të Miguel Muñoz, që në sezonin 1968-1969 qëndroi 9 javë pa humbur pikë. Barcelona e...