Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Starmer refuzon thirrjen për të njohur Palestinën pavarësisht presionit nga kabineti: Nuk e ndihmon paqen
Kryeministr britanik Sir Keir Starmer ka refuzuar një thirrje nga më shumë se 130 deputetë laburistë për të ndjekur Emmanuel Macron dhe për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez, mes shqetësimeve se kjo çështje do të errësonte vizitën e Presidentit Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti francez njoftoi të enjten se do të njohë zyrtarisht një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, duke rritur presionin ndaj Starmer-it. Ministra të kabinetit e kanë nxitur në mënyrë private kryeministrin që të bëjë të njëjtën gjë, dhe të premten më shumë se një e treta e deputetëve të tij...