Stamponin veshje me logo luksoze false, arrestohet edhe djali i kandidatit të PD

Stamponin veshje me logo luksoze false, arrestohet edhe djali i kandidatit të PD

Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për magazinën e ngritur në fshatin Brar, ku stampoheshin me logo false veshje të kontrabanduara. Policia e Shtetit ka arrestuar sot Lindion Hakan, djali i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike Luan Haka. Një ditë më parë Policia e Shtetit arrestoi katër persona në operacionin policor të koduar “Fake Star 5”, mes të cilëve dhe kandidati për deputet i PD-së Luan Haka. Dy magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.
Burimi: Javanews.al