Stamboll/ Policia turke bastis selinë e një stacioni televiziv opozitar, arreston drejtuesit
Policia turke kreu një operacion në agim të 17 nëntorit në selinë e Sozcu TV në Stamboll, një nga kanalet televizive më të njohura pranë opozitës ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Autoritetet arrestuan dy nga drejtuesit e stacionit dhe emëruan një administrator që menaxhonte median. Sipas raportimeve të mediave lokale, u lëshuan katër urdhër-arreste dhe operacioni bazohet në akuzat që lidhen me anëtarësimin e dyshuar të pronarit të Sozcu TV, Burak Akbay, në rrjetin e përfshirë në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi.
Burimi:
ntv.al