Stafi i Tyson Fury mohon zërat për një dëmtim të boksierit: Gjithçka po shkon sipas planifikimit

Stafi i Tyson Fury mohon zërat për një dëmtim të boksierit: Gjithçka po shkon sipas planifikimit

Stafi i Tyson Fury ka hedhur poshtë pretendimet se boksieri i tyre është i dëmtuar, në prag të përballjes së shumëpritur me Anthony Joshua muajin e ardhshëm. Pas vitesh diskutimesh e negociatash, Fury dhe Joshua më në fund do të përballen me njëri-tjetrin më 11 dhjetor në Cardiff, për titullin WBA (Super) në peshën e rëndë. Megjithatë, ish-boksieri britanik i peshave të rënda, Frank Bruno, ka ngritur dyshime rreth kësaj sfidë, duke lënë të kuptohet se Fury mund të jetë i dëmtuar. “E pashë para pak ditësh dhe dikush në palestër më tha se ai mund të ketë ndonjë dëmtim, gjë që ndoshta do ta pengojë të hyjë në ring kundër Anthony Joshua. Nuk është aspak e këndshme të kesh një gjë të tillë në...