Verstapen bën ligjin në Barcelonë, titulli afrohet ndjeshëm

Verstapen bën ligjin në Barcelonë, titulli afrohet ndjeshëm

Me triumfin e së dielës, pas 10 garave, holandezi i Red Bull, nis shkëputjen nga ndjekësit në F1.
Maks Verstapen fiton në Çmimin e Madh të Spanjës dhe në Barcelonë. Kampioni i botës mposhti në këtë garë dy britanikët Lando Norris që nisi nga pole position dhe Luis Hamilton që mori podin pikërisht duke parakaluar shokun të skuadrës te Mercedes, Xhorxh Rasëll dhe rikthehet në podium pas dymbëdhjetë Grand Prix.
Dy makinat Ferrari të Sharles Leklerk dhe Karlo Sainz nuk kaluan përtej vendit të pestë dhe të gjashtë (ashtu si prova). Në dhjetëshen e parë ishin edhe Oskar Piastri (McLaren), Serxhio Perez me Red Bull dhe dy alpinët e Pierre Gasli dhe Esteban Okon.
Në Botërorin aktual 2024, fitorja në Barcelonë i lejon Verstapen-it të arrijë në 219 pikë, gjashtëdhjetë e nëntë më shumë se Norris që ka 150 pikë, Leklerk i treti me (148), Sainz është i katërti me 116 pikë, pesë më shumë se Perez që mbyll pesëshen e parë.

Vazhdo leximin
Burimi