
Partizani humb me Strugën në…fundlojë
👁3507
Testi i Partizanit sot ndaj Struga Trim&Lum në Pogradec ishte dalja e parë e nënkampionëve të Shqipërisë para se të luajë zyrtarisht në Conference League.
Struganët tashmë nën drejtimin e Qatip Osmanit, ia dolën të shënojnë golin e vetëm të takimit miqësor 5 minuta nga fundi me Jaroviç për 0-1 final.
Në këtë test te të kuqtë u aktivizuan edhe afrimet e fundit Zguro e Piloto. Testi i radhës miqësor do të jetë ndaj ekipit të Llapit të Podujevës, në program në 29 qershor në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.
Vazhdo leximin
Burimi