Mrekulli gjeorgjiane, Çekia largohet nga Euro 2024
Euro 24, Grupi F:Republikë Çeke – Turqi 1-2Gjeorgji – Portugali 2-0
Spektakël, emocione, surpriza, të papritura. Grupi F dhuron drithërima deri në sekondat e fundit. Portugalia dhe Turqia ecin para, zhgënjen Çekia, luzitanën të klaulifikuan shtangen nga Gjeorgjia.
Debutuese në Europian, por thuajse e barabartë me të tjerat. Gjeorgjia shkruan historinë duke u kualifikuar për fazën e 1/16 si një nga katër vendet e treta më të mira. Kjo u arrit pikërisht falë fitores me Portugalinë.
Kvarataskelia në minutën e dytë dhe Mikautadze me 11-metërsh kontribuan për të vetmin rezultat që i dhuronte Gjeorgjisë kapërcimin e grupit.
Akoma më e luftuar përballja në frontin Republikë Çeke – Turqi. Çekët me një lojtar më pak ia dolën të barazonin turqit por jo të rezistonin deri në fund. Turqia e mbyll me fitore ndërsa Çekia gozhdon vendin e fundit.
Sakaq, Sllovenia feston gjithashtu kualifikimin për më tej duke “mposhtur” me golavarazh Hungarinë si dy nga skuadrat e vendeve të treta me 3 pikë. Holanda, Sllovakia dhe Gjeorgjia e mbyllën dhe festuan me 4 pikë.
Vazhdo leximin
Burimi