Mbyllet aventura kuqezi, Shqipëri dinjitoze në Euro 2024

Mbyllet aventura kuqezi, Shqipëri dinjitoze në Euro 2024

‘Euro 2024’, Grupi B(xhiro e tretë)
Shqipëri- Spanjë 0-1 (Ferran Torres 13′)
Kroaci- Itali 1-1 (Modriç 55’/ Zakanji 90+8′)
Përfundon këtu aventura e dytë e një faze finale në një Europian për Shqipërisë. Në Duseldorf të Gjermanisë, sot në ndeshjen e tretë në Grupin B, kuqezinjtë u mundën 0-1 nga Spanja e madhe e futbollit global.
Vendosi një top pas shpine i Dani Olmos në drejtim të Ferran Torres me sulmuesin e Barçës që lë prapa Mitajn (humbi Torres nga sytë) dhe godet saktë.
Fillimisht topi prek shtyllën pingule të Strakoshës dhe teksa luhej e 13′-ta, shifrat ndyshuan në 0-1 për spanjollët. Pjesa tjetër e lojës pa një Shqipëti në kërkim të mundësive por përballë kualitetëve të ‘Furisë së Kuqe’, Asllani me shokë nuk ia dolën të depertonin si duhet.
Në fundin e pjesës së dytë Shqipëria e shtoi ritmin, pati tre katër raste goli. Dy herë me Asllanin por dhe Brojën, por ai (goli) nuk mbërriti kurrë.
Ndërkohë në duelin tjetër të grupit Kroacia u barazua në minutën e tetë shtesë nga Zakanji për të neutralizuar golin e Luka Modriç shënuar në të 55′.
Më herët kapiteni kroat humbi një penallti. Kjo bëri që Italia të kalojë (së bashku me Spanjën) ndërsa për Kroacinë me 2 pikë, shanset janë thuajse zero./Isuf Myrtaj/

Vazhdo leximin
Burimi