Francë me “maskë”, befasia ka emrin Austri
Euro 2024/ Grupi D:
Francë- Poloni 1-1 (Mbape 56′ pen/ Levandovski 79′ pen)
Holandë- Austri 2-3 (Gakpo 47′, Depai 76’/ Malen 6′(ag), Shmid 59′, Sabitzer 80′)
Franca nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Polonisë të eliminuar që pas ndeshjes së dytë duke përfunduar në vendin e dytë në Grupin D të Euro 2024 pas raundit të tretë.
‘Gjelat’ e shohin vetën pas Austrisë dhe përpara Holandës. Një rezultat thuajse i bujshëm në Dortmund ku portieri polak Skorupski ishte protagonist i të paktën pesë ndërhyrjeve vendimtare ndaj Mbape para se të kapitullonte në minutën e 55-të vetëm me një penallti të kapitenit francez.
Më tej, Franca e Deshamps nuk e mbylli rezultatin dhe dhjetë minuta nga fundi pësoi sërish barazimin nga Levandovski në një goditje penalltie të përsëritur pas pritjes së parë të Majk Menjo.
Ndërkohë në sfidën tjetër një skuadër si Austria i falet filozofisë së trajnerit gjerman Ralf Radnik. Përballë Holanddës austriakët shënuan 3 herë të parët pas dy barazimëve të Tulipanëve të teknikut Koman me Gapo e Depai. Për Austrinë shënuan Malen (og), Shmid dhe Zabitzer.
Kështu, Austria e para, Franca e dyta dhe Holanda vendi i tretë. Polonia mbylli me një pikë dhe një gol të shënuar në këtë fazë finale./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
Burimi