Finale Euro 2024/ Spanja kampione europe, Anglia e ‘mallkuar’

Finale Euro 2024/ Spanja kampione europe, Anglia e ‘mallkuar’

Finale Euro 2024 në Berlin: Spanjë-Angli 2-1 (Niko Ulliams 47′, Orjazabal 86’/ Palmer 73′)
Spanja është kampione e Europës për herë të katërt në historinë e saj. Në finalen e Euro 2024 në Berlin, Furitë e Kuqe të trajnerit Luis de la Fuente mundën 2-1 Anglinë me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë.
Pas epërsisë territoriele të pjesës së parë (0-0), me startin e së dytës Spanja me një aksion kirurgjikal nga e djathta me Jamal që asiston në kahun tjetër për Niko Ulliams dhe sulmuesi i Bilbaos depoziton në rrjetë.
Më tej Spanja humbi disa mundësi të tjera për të dyfishuar teksa më vonë Anglia arrin të barazojë me Palmer në minutën e 73-të (sapo u fut në fushë).
Megjithatë, goli i fitores për Spanjën erdhi në minutën e 86-të me Orjazabal i sherbyer nga Kukureja.
Kështu festa nga Berlini do të spostohet te sheshi Cibeles në Madrid aty ku kampionët më të rinj të Europës do të priten nga mijëra tifozë iberikë.
Spanja bëhët kombëtarja e parë që arrin në kuotën e 4 trofeve të Europës në rang kombëtarje. Anglia nga ana e saj duhet të presë trofeun e parë europian, në dukje një përfaqësuese e destinuar të dështojë./Sportiim.al/

Vazhdo leximin
Burimi