Anglia e Spanja sot në fushë, të mëdhatë kërkojnë çerekfinalet
Faza e 1/8-ve vjen sot me dy duele të tjera. Spanja dhe Anglia dy kombëtare të konsideruara “big” do të kërkojnë kualifikimin, teksa sot do të kenë perballë respektivisht Gjeorgjinë dhe Sllovakinë.
Do të nisë me duelin mes Anglisë dhe Sllovakisë në program në orën 18:00. “Tre Luanët” e Sauthgejt nuk kanë bindur dhe aq në fazën e grupeve dhe ndaj sllovakëve nuk kanë rrugë tjetër veçse kualifikimit.
Tifozët e tyre vijojnë të theksojnë: ‘Futbolli kthehet në shtëpi’.Kjo përballje mes tyre do të zhvillohet në stadiumin “Veltins Arena” të Shalkes me fituesin e këtij takimi që në fazën tjetër do të përballet me Zvicrën e Xhakës.
Ndërkohë në orën 21:00 Spanja do të takohet me Gjeorgjinë surprizuese në Këln. Spanjollët e La Fuente nisen superfavoritë.
Skuadra fituese e këtij çifti në çerekfinale do të sfidohet me Gjermaninë vendase.
Vazhdo leximin
Burimi