Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria do të luajë në Tiranë në qershor

Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria do të luajë në Tiranë në qershor

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë në muajin qershor, për dy ndeshje miqësore. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me kombëtaren e Luksemburgut. Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore.