Zhvillimi i talenteve dhe strategjia e ekipeve kombëtare në fokus të takimit me Presidentin Duka
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi sot një takim pune me trajnerët e të gjitha ekipeve kombëtare të moshave për djem dhe vajza, si edhe me përfaqësues të Drejtorisë Teknike të FSHF-së. Takimi u fokusua në analizën e ecurisë së ekipeve kombëtare të moshave, rezultatet e arritura gjatë periudhës së fundit, si edhe në identifikimin e problematikave dhe aspekteve që kërkojnë përmirësim në funksion të rritjes së nivelit të futbollit shqiptar. Gjatë diskutimeve, Presidenti Duka vuri theksin te rëndësia e ndërtimit të një strategjie të qartë dhe afatgjatë për zhvillimin e ekipeve kombëtare të moshave, duke nënvizuar nevojën për një fokus të shtuar te produkti i futbollit vendas dhe identifikimi i talenteve që vijnë nga kampionatet shqiptare. Një pjesë e rëndësishme e...
Burimi:
sportiim.al