No Image Available

Zhoao Feliks lë pas Ronaldon, fiton çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Arabinë Saudite

Pas vitesh nën peshën e pritjeve të mëdha dhe presionit mediatik që filloi kur ai ishte pak më shumë se një adoleshent, Zhoao Feliks më në fund ka arritur një sukses të konsiderueshëm personal. Në moshën 26 vjeç, ai u shpall Lojtari më i Mirë i Ligës Profesionale Saudite, një çmim që certifikon rikthimin e tij në nivelet më të larta pas sezoneve të karakterizuara shpesh nga kritikat për performancën e tij. Shpesh luzitani është shoqëruar edhe nga dëmtimet por titulli kampion me Al Nasr, kontrubuti i tij në një skuadër ku militojnë Ronaldo, Mane, Koman dhe trajneri Horge Zhezus, duket se kanë ndikuar që ai të rritet në maksimum./Sportiim.al/ Post navigation