Zguro pezullohet nga Pogradeci, motivi…

Zguro pezullohet nga Pogradeci, motivi…

Sipas Panorama Sport kapiteni i Pogradecit Vangjel Zguro është pezulluar nga skuadra. Gjithçka ndodhur pas një analize që është zhvilluar gjatë ditës së sotme në klubin liqenor i cili u mund të dielën në Laç 2-0 duke shuar shpresat për një biletë direkt në Superiore. Në analizë burimi i lajmit shkruan se ka patur tone të ndezura teksa ka pasur një përplasje të mirëfilltë mes kapitenit Zguro dhe trajnerit Emiljano Çela. Në një moment futbollisti i është drejtuar trajnerit edhe me fjalët “unë të solla këtu”, duke acaruar edhe më shumë situatën. Pas kësaj mbledhje aspak të qetë, klubi i ka dalë në krah trajnerit dhe është vendosur pezullimi pa afat i Zguros, i cili u bë protagonist negativ në ndeshjen ndaj Laçit me penalltinë...