Zbulohet arsyeja pse Mourinho ndoqi në stadium finalen Bayern-Stuttgart
24 Maj 2026 12:09 Telesport Mbrëmë u raportua se Jose Mourinho ndoqi ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë për të parë nga afër yllin Michael Olise, por duket se nuk është kështu. Trajneri portugez u pa në stadium gjatë përballjes Bayern – Stuttgart (3:0), por vetëm për arsye marketingu. The Special One ishte ftuar nga kompania Adidas dhe plani për këtë udhëtim të tij ishte vendosur me kohë dhe jo këto ditë që po diskutohet si trajner i ardhshëm i Real Madridit.
Burimi:
telesport.al