Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e Botës është shansi i fundit që dy legjendat më të mëdha të historisë moderne, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të përballen me njëri-tjetrin në një kompeticion të këtij niveli. Por, sipas rrugëtimit të përcaktuar nga kalendari i turneut, kjo përballje epike është e varur nga një fije peri. Matematika dhe tabelat e turneut e bëjnë të qartë: e vetmja mundësi që Argjentina dhe Portugalia të kryqëzojnë rrugët e tyre në fazën e Çerekfinaleve është nëse të dyja kombëtaret e mbyllin fazën e grupeve në vendin e parë. Ky është një kusht i panegociueshëm për të parë këtë duel titanësh. Nëse ndonjëra nga skuadrat dështon të...
Burimi:
opinion.al