Ylli i Liverpool për të ardhmen: E shoh veten këtu për një kohë të gjatë, por nuk është në dorën time
Mesfushori i Liverpool, Dominik Szoboszlai, mbetet i qetë në lidhje me negociatat për një kontratë të re në “Anfield”. Kapiteni i Hungarisë, i cili ka qenë lojtari më i mirë i skuadrës së tij këtë sezon në Premier League, ka një marrëveshje me Reds që zgjat deri në verën e vitit 2028. “Nuk ka pasur përparim të vërtetë, kështu që nuk mund të them asgjë të re në lidhje me situatën time të kontratës,” tha 25-vjeçari, që shtoi: “Kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe po përqendrohem në këtë. Sigurisht që e shoh veten këtu në planin afatgjatë, por nuk është më në duart e mia”. “Më pëlqen të jem këtu, siç e kam thënë shumë herë. Jam plotësisht i qetë. Kemi pesë ndeshje për...
Burimi:
telesport.al