Yamal, futbollisti më i vlefshëm në botë. Vite-dritë larg qëndrojnë Haaland dhe Mbappé

Yamal, futbollisti më i vlefshëm në botë. Vite-dritë larg qëndrojnë Haaland dhe Mbappé

Lamine Yamal konsiderohet tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë, por sipas raportit më të fundit të “CIES Football Observatory”, ai është edhe futbollisti me vlerën më të lartë të transferimit në planet. Observatori publikoi renditjen e 100 lojtarëve me vlerën më të madhe të tregut, duke analizuar 70 kampionate në mbarë botën. Në krye qëndron Yamal me një vlerësim prej plot 358.1 milionë eurosh, shumë përpara rivalëve të tij, pavarësisht dëmtimit që e mbajti jashtë fushave gjatë muajit të fundit. Në vendin e dytë renditet Erling Haaland me 227.3 milionë euro, ndërsa i treti është Kylian Mbappé me 165.7 milionë euro. Asnjëri prej tyre nuk arrin kufirin e 300 milionë eurove. Mes 10 lojtarëve më të vlefshëm gjendet edhe Pau Cubarsí, i cili...