Yamal: E kam ëndërruar që fëmijë të luaj në Botëror, shpresoj të dalim fitues si në Europian
Lojtari i Barcelona, Lamine Yamal, u nderua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureus”, ku ai shprehu dëshirën e tij për të luajtur në Kupën e Botës të parë të karrierës së tij: “Jam jashtëzakonisht i emocionuar”. “Që kur isha fëmijë, kam ëndërruar të marr pjesë në një Kupë Bote, të shoh nënën time në tribuna, të përfaqësoj ekipin kombëtar. Këto dy muaj do të duken shumë të shkurtër dhe sigurisht shpresoj të dalim kampionë“, tha Yamal. Lamine Yamal debutoi për “La Roja” në shtator 2023, pas Kupës së Botës në Katar, ku ai tashmë e ka demonstruar klasin që tregoi me Barcelonën, duke fituar Kampionatin Evropian 2024 si lojtar kyç. Magjia e tij kundër Francës në gjysmëfinale do të mbetet në kujtesë, ashtu si...
Burimi:
telesport.al