Xhaka shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës: Gjyqtari e vrau ndeshjen me këtë vendim! Embolo nuk…
Granit Xhaka dhe Zvicra patën një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Argjentinës. Dhe pse u eliminuan në çerekfinalen e Botërorit, ishin shumë pranë një momenti historik. Gjithçka u prish nga dalja me karton të kuq e Embolo, i cili kishte një karton të verdhë dhe më pas mori të dytin duke simuluar. Xhaka foli pas përfundimit të ndeshjes. Mesfushori shqiptar mendon se gjyqtari e vrau ndeshjen me vendimin në fjalë, ndërsa Embolo nuk e kuptonte përse u përjashtua. Si e përjetuat kartonin e kuq? Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura menjëherë pas ndeshjes. Është shumë e hidhur për ne. Mendoj se ishim shumë mirë në lojë, madje kisha ndjesinë se mund të bënim edhe më shumë. Por, fatkeqësisht, ky është futbolli. Ishte një vendim...
Burimi:
gijotina.com