Xhaka kërkon kualifikimin ndaj Argjentinës, trajneri Jakin tregon planin për të ndalur Mesin
Si ndalet Lionel Mesi? Kjo është pyetja që shqetëson shumë skuadra përpara një përballjeje me Argjentinën, por Zvicra beson se zgjidhja është puna kolektive. Trajneri i helvetëve, Murat Jakin, ka zbuluar se stafi i tij ka analizuar disa skenarë për të frenuar yllin argjentinas në çerekfinalen e Botërorit. Zvicra do të ketë një mungesë të rëndësishme në këtë takim, pasi Johan Manzambi nuk do të jetë i gatshëm për shkak të dëmtimit. Vetë trajneri konfirmoi se mesfushori nuk ka mundur të rikuperohet në kohë. “Bëmë gjithçka mundëm për ta rikuperuar, por për fat të keq Johan nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë”, u shpreh jakin. Përballja me Argjentinën ka edhe një ngarkesë emocionale për Granit Xhakën. Zvicra rikthehet të luajë ndaj...
Burimi:
ntv.al