Wimbldedon: Zverev kualifikohet në raundin e tretë, fitore edhe për Swiatek, Keys e Paolini
3 Korrik 2026 9:02 Telesport Janë mbyllur në Londër takimet e raundit të dytë të grand slam-it të Wimbledon në tenis. Numri 3 në botë për meshkuj, gjermani Alexander Zverev, fitoi 3-0 ndaj Valentin Royer. Në raundin e tretë kualifikohet edhe italiani Matteo Berrettini, që mundi 3-1 Arthur Fils. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Grigor Dimitrov, Taylor Fritz, Karen Khachanov e Flavio Cobolli. Te femrat, tenistja polake Iga Swiatek mundi 2-0 Karolina Pliskova. Po 2-0 fiton edhe tenistja amerikane Madison Keys, ndërkohë që kualifikohen edhe Emma Navarro, Marta Kostyuk e Amanda Anisimova.
Burimi:
telesport.al