Vikingu Erling Haaland shënon dy golat e parë në një Botëror, Norvegjia fiton 1-4 kundër Irakut në Boston
Mëngjesin e kësaj të mërkurë me kohën shqiptare, Norvegjia fitoi 1-4 kundër Irakut në stadiumin ‘Gillette’ të Bostonit për llogari të Grupit I në Kupën e Botës 2026.‘Vikingët’ me Erling Haaland dominuan takimin, por ‘Luanët e Mesopotamisë’ ia dolën që për disa minuta të barazonin, duke lënë shenjën e tyre në këtë turne.Përballja nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos rrezikuar. Sfida u zhbllokua pas 29 minutave lojë dhe për këtë mendoi Erling Haaland. Ylli i Norvegjisë përfitoi nga një pasim i Wolfe dhe e ndali sferën pas krahëve të portierit Hassan. Megjithatë Iraku nuk u dorëzua dhe ia doli që të barazonte me Hussein në minutën e 39-të. Festa e golit zgjati pak për Irakun, pasi sërish Erling Haaland shënoi golin e dytë...
Burimi:
ntv.al