Vijojnë ndryshimet në formatin e garave në futbollin shqiptar, preket edhe Kategoria e Dytë

Vijojnë ndryshimet në formatin e garave në futbollin shqiptar, preket edhe Kategoria e Dytë

Adriatik BALLA Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar në mbledhjen e fundit ndryshimet në strukturën dhe skemën e zhvillimit të kampionateve të Kategorisë së Dytë dhe Kategorisë së Tretë për sezonet e ardhshme, duke përcaktuar formatin e garës, ngjitjet, rëniet nga kategoria, si edhe sistemin e ndeshjeve “play-off” dhe “play-out”. Kampionati i Kategorisë së Dytë do të zhvillohet në dy grupe, ku Grupi A do të përbëhet nga 12 skuadra, ndërsa Grupi B nga 11 skuadra. Duke marrë në konsideratë faktin që në sezonin 2027/2028 kampionati “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë do të kenë nga 12 ekipe secila, është vendosur që katër skuadra të sigurojnë ngjitjen direkte. Dy skuadrat e para të Grupit A dhe dy skuadrat e para të Grupit B do të...