VIDEO/ Vjen nga stoli dhe realizon super gol, Erald Maksuti shënon që në ndeshjen e parë të kampionatit në Rusi

VIDEO/ Vjen nga stoli dhe realizon super gol, Erald Maksuti shënon që në ndeshjen e parë të kampionatit në Rusi

Erald Maksuti e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premier Ligën ruse. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar për Akhmat Grozny, duke realizuar golin e barazimit 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Lokomotiv Moskës. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tetë me Zelimkhan Bakaev dhe kontrolluan pjesën më të madhe të takimit. Megjithatë, Akhmat nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit deri në minutat e fundit. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 83-të, kur Erald Maksuti u gjend në vendin e duhur brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 1-1. Goli i sulmuesit shqiptar i siguroi skuadrës së tij një pikë të rëndësishme në nisje të kampionatit dhe konfirmoi formën e mirë që ai...