VIDEO/ Pritja mori fund! Shkoi në ekipin e ri, shikoni se çfarë pritje i bëjnë Vozinha-s pasi zbret në aeroport
Pas ditësh të mbushura me pasiguri dhe spekulime, portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinja, ka mbërritur më në fund në Kili për t’iu bashkuar gjigantit vendas Colo Colo. Transferimi i tij u shoqërua me shumë pengesa, pasi udhëtimi drejt Amerikës së Jugut u shty plot tri herë për shkak të problemeve me dokumentacionin dhe çështjeve personale. 40-vjeçari, i cili u bë një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026 falë paraqitjeve fantastike me Kepin e Gjelbër, u prit në aeroportin e Santiagos nga qindra tifozë entuziastë. Me flamuj, këngë dhe pankarta, ata i rezervuan një pritje të jashtëzakonshme portierit që fitoi zemrat e tifozëve me pritjet spektakolare ndaj Spanjës, Uruguait dhe Argjentinës. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj...
Burimi:
sportekspres.com