VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin
Kristian Prenga e nisi në mënyrë të jashtëzakonshme duelin, i cili u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite, duke surprizuar Anthony Joshuan që në raundin e parë. Boksieri shqiptar e hodhi dy herë në tapet ish-kampionin britanik të botës, duke shkaktuar entuziazëm te tifozët dhe duke treguar se ishte futur në ring pa asnjë kompleks ndaj një prej emrave më të mëdhenj të boksit. Megjithatë, Joshua reagoi si një kampion me përvojë. Në raundin e dytë ai mori kontrollin e plotë të përballjes, rriti ritmin dhe nisi të ushtrojë presion të vazhdueshëm mbi Prengën. Me goditje të sakta dhe lëvizje më të mira në ring, britaniku përmbysi rrjedhën e duelit dhe nuk i lejoi më kundërshtarit shqiptar të gjente të njëjtin sukses që pati në...
Burimi:
gijotina.com