VIDEO/ Mirlind Daku shënon golin e 2 në 2 ndeshje në Rusi, sulmuesi shqiptar ndizet në nisjen e sezonit të ri
Mirlind Daku e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në elitën e futbollit rus, duke konfirmuar edhe një herë se është pika kryesore e sulmit të Rubin Kazanit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi sërish në fitoren 2-1 ndaj Akron Togliattit, duke shënuar golin e dytë personal në po aq ndeshje të kampionatit. Daku gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë, kur shfrytëzoi në maksimum një rast të krijuar nga skuadra e tij dhe kaloi Rubin Kazanin në avantazh. Goli i tij rezultoi vendimtar për ecurinë e takimit, ndërsa sulmuesi shqiptar zhvilloi edhe një tjetër paraqitje bindëse, duke qenë vazhdimisht një kërcënim për mbrojtjen kundërshtare. Ky është goli i dytë i Dakut në dy javët e para të kampionatit, një tregues i qartë...
Burimi:
sportekspres.com