VIDEO/ Ernest Muçi nuk është normal, goli spektakolar në minutën e fundit e dërgon Trabzonsporin në finale

VIDEO/ Ernest Muçi nuk është normal, goli spektakolar në minutën e fundit e dërgon Trabzonsporin në finale

Këmbët e Ernest Muçit kanë dërguar Trabzonsporin në finale të Kupës së Turqisë. Trabzonspori mposhti Gençlerbirliginë me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme falë sulmuesit shqiptar. Ish-lojtari i Tiranës i mahniti të gjithë në minutën e 93-të të takimit. Nga një kënd ku të gjithë prisnin krosimin në zonë, Muçi tregoi se nuk di të jetë një lojtar normal. Sulmuesi kuqezi shënjestroi portën, duke e ndalur topin në trekëndësh. Një gol spektakolar që në fund i dha Trabzonsporit kualifikimin për në finale të Kupës së Turqisë, ku do të përballen me Koniasporin për të fituar trofeun./Sport Ekspres/