Veteranët e luftës së Malvinave bëjnë apel para Argjentinë–Angli: “Pa ksenofobi dhe urrejtje, futbolli nuk është…”
14 Korrik 2026 8:30 Alfred Lleshi Në prag të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Argjentinës dhe Anglisë, Federata Argjentinase e Veteranëve të Luftës së Malvinave iu ka bërë thirrje tifozëve dhe mediave që ndeshja të mos shndërrohet në një hakmarrje për konfliktin e vitit 1982. Në deklaratë thuhet se “sporti nuk është luftë, nuk është hakmarrje, është vetëm një ndeshje”, ndërsa theksohet se çështja e sovranitetit mbi ishujt duhet të ndiqet “me diplomaci, të vërtetën historike dhe kërkesa paqësore, pa ksenofobi dhe urrejtje, duke nderuar njëkohësisht kujtimin e 649 ushtarëve argjentinas të rënë në luftë”. Deklarata vjen edhe në klimën e krijuar nga suksesi i këngës “La Cuarta Estrella”, e kthyer në himnin e Argjentinës në këtë Botëror. Refreni shpreh ëndrrën për të fituar Kupën...
Burimi:
telesport.al