Vedat Muriqi punë orësh te Fenerbahçe, përfiton financiarisht edhe Lacio
Adriatik BALLA Merkato po sjell befasitë e para në treg dhe duket se ka lajme edhe për lojtarë cilësorë. Kështu, transferimi i yllit të Kosovës, Vedat Muriqi, te Fenerbahçe është punë e kryer, ka njoftuar gazetari i njohur Fabrizio Romano. Romano në postimin e tij ka njoftuar se Muriqi ka arritur dakordim me gjigantin turk dhe se Fenerbahçe do t’i paguajë Real Majorkës 15 milionë euro. “Vedat Muriqi te Fenerbahçe! Marrëveshja është arritur për 15 milionë euro nga Majorka, pasi ai ishte shënjestër e presidentit të ri. Muriqi është pajtuar për kushtet te Fenerbahçe dhe është i gatshëm t’i bashkohet klubit, ndërsa kanë mbetur edhe disa hapa formalë siç ka raportuar @yagosanbuncuoglu. Marrëveshja e kryer”, ka njoftuar Romano. Për Muriqin 32-vjeçar është rikthim te Fenerbahçe....
Burimi:
sot.com.al