Vasseur: Ferrari duhet të shfrytëzojë sa më shumë çdo mundësi që krijohet në Kanada
Botërori i Formula 1 spostohet këtë fundjavë në Kanada, me garën që zhvillohet në pistën e Montreal. Një garë ku Ferrari shpreson të arrijë rezultate më të mira se në Majemi, tri javë më parë. “Kanadaja është gjithmonë një garë e veçantë, me një atmosferë të shkëlqyer si në qytet ashtu edhe në pistë. Ne e dimë se sa mbështetje merr Ferrari këtu, përfshirë edhe nga shumë tifozë italianë”, tha Frederic Vasseur. Më tej, shefi i “kokëkuqes” komentoi: “Nga një perspektivë sportive, Montreali nuk është kurrë i lehtë. Pista është shumë kërkuese për frenat, tërheqja është thelbësore kur dalin nga kthesat dhe kthesat e ngadalta”. “Dhe, këtë vit, moti dhe temperaturat e ulëta mund të shtojnë një shtresë tjetër kompleksiteti, veçanërisht me formatin sprint që...
Burimi:
telesport.al