Van Dijk kritika rregullave të vendosura nga FIFA për hidratimin mes pjesëve
Adriatik BALLA Kapiteni i Holandës, Virgjil van Dijk, u bë lojtari i parë që reagoi ndaj ndërprerjeve të reja për hidratim që FIFA ka vendosur në Kupën e Botës. Mbrojtësi i Liverpulit foli pas barazimit 2-2 të Holandës me Japoninë në Arlington të Teksasit, një ndeshje ku “Tulipanët” shpëtuan vetëm një pikë. Van Dijk kaloi Holandën në epërsi me një gol me kokë në fillim të pjesës së dytë, por Japonia reagoi shpejt. Pas një tjetër avantazhi të holandezëve me golin e Crysencio Sumerville, japonezët barazuan sërish në minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 2-2. Megjithatë, pas ndeshjes, vëmendja u përqendrua te një tjetër temë: ndërprerjet treminutëshe për hidratim, të cilat FIFA i ka bërë të detyrueshme në mes të secilës pjesë, pavarësisht temperaturës apo...
Burimi:
sot.com.al