Van Basten denoncon italianen për ngacmim: Thotë se gruaja ime më tradhton dhe është e pushtuar nga djalli
16 Prill 2026 10:31 Alfred Lleshi Marco Van Basten ka treguar për “RTL Boulevard” se ka bërë denoncim ndaj një gruaje italiane për ngacmim, pasi ajo po e shënjestron atë dhe bashkëshorten e tij me pretendime shqetësuese: “Është një grua e hutuar, italiane, që thotë se gruaja ime më tradhton dhe është e pushtuar nga djalli. Me sa duket edhe fëmijët e mi janë të këqij dhe kanë një ndikim të keq mbi mua. Kjo grua thotë se është në kontakt me ‘qiellin’ dhe e konsideron shumë të rëndësishme që unë të shpëtohem nga këto sfera djallëzore”. Ish-sulmuesi holandez shton se ka bërë denoncim zyrtar, pasi gruaja italiane është afruar edhe pranë banesës ku jeton, duke shpërndarë foto të bashkëshortes së tij me një burrë...
Burimi:
telesport.al