Valverde do të dalë në shitje, Murinjo preferon që lojtari të shkojë në radhët e Mançester Junajtid

Valverde do të dalë në shitje, Murinjo preferon që lojtari të shkojë në radhët e Mançester Junajtid

Adriatik BALLA Lëvizjet e klubeve të mëdha në merkato kanë nisur tashmë dhe emrat që qarkullojnë janë të rëndësishëm. Mançester Junajtid mund të përballet me mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi të paimagjinueshme, pasi raportimet sugjerojnë se Hoze Murinjo dëshiron ta shesë mesfushorin e Realit të Madridit, Federiko Valverden. Që prej zëvendësimit të Alvaro Arbeloas në stolin e “Bernabéut” në muajin qershor, Murinjo ka afruar disa lojtarë të rinj. Mark Kukurela, Bernardo Silva dhe Ibrahima Konate u transferuan nga klubet e Premierligës, Çelsi, Mançester Siti dhe Liverpuli, ndërsa Denzel Dumfriesi iu bashkua nga gjiganti Italian, Interi. Megjithatë, priten edhe ndryshime të tjera në skuadrën e Realit të Madridit përpara nisjes së sezonit 2026/27 në La Liga. Sipas mediumit spanjoll “El Nacional”, Mourinho do të ishte i...