Vajzat e Teutës shkruajnë historinë, fitojnë Kupën e Shqipërisë për herë të parë

Vajzat e Teutës shkruajnë historinë, fitojnë Kupën e Shqipërisë për herë të parë

Teuta e vajzave ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë në këtë kategori, pas triumfit 1-0 ndaj Apolonisë në finalen e madhe. Në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, bregdetaret siguruan trofeun e parë të Kupës së Shqipërisë në historinë e klubit, pas një edicioni shumë pozitiv dhe të merituar. Ndeshja finale u vendos nga një gol spektakolar i Estevao në minutën e 71-të, që i dhuroi Teutës një sukses historik dhe festën e madhe të trofeut. Pjesa e parë ishte mjaft e bukur, me mundësi shënimi për të dyja skuadrat. Teuta ishte më kërkuese me Vishkullin, ndërsa edhe Da Silva iu afrua golit, por Xhindole largoi në vijën fatale. Në anën tjetër vajzat fierake provuan...