Usyk gati për duelin e 23 majit ndaj mbretit të kickboks: Sfidë unike, por objektivat e mi janë të tjerë
Derisa u konfirmua si duel, 2 muaj më parë, askush nuk priste që Oleksandr Usyk të ndeshej me Rico Verhoeven. Tashmë koha për t’u ngjitur në ring erdhi dhe në fundjavë, dy luftëtarët do të duelojnë në Giza të Egjiptit. Usyk është kampioni i unifikuar i peshave të rënda në boks, ndërsa Verhoeven është superylli i kikboksit. Edhe pse janë dy sporte të ndryshme, ukrainasi këmbëngul se e ka marrë shumë seriozisht sfiduesin holandez. “Rico Verhoeven është një luftëtar i fortë, fizik dhe me përvojë. Ai nuk është aspak një kundërshtar i lehtë. Ai është një grushtues i fuqishëm dhe ndihet rehat duke ecur përpara dhe duke u angazhuar”, tha Usyk. “Por ne e kuptojmë qartë stilin dhe pikat e tij të forta. Kjo nuk...
Burimi:
telesport.al