“UFC-White House”/ Dy duele për titull dhe shumë kampionë bote në eventin e Shtëpisë së Bardhë

“UFC-White House”/ Dy duele për titull dhe shumë kampionë bote në eventin e Shtëpisë së Bardhë

  Këtë fundjavë, artet marciale mikse do të përjetojnë një event të madh, atë të UFC-White House, që do të zhvillohet pikërisht në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Një event që përkon me 250-vjetorin e pavarësisë së Amerikës, ndaj dhe ky event njihet ndryshe edhe me “UFC-Freedom 250”. Në këtë event do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote e në kafaz do të ngjiten disa nga ikonat e këtij sporti, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti Donald Trump (eventi zhvillohet në ditëlindjen e tij). Sfida kryesore është ajo e peshës së lehtë mes kampionit të dyfishtë të botës Ilia Topuria (17 fitore, 0 humbje) dhe veteranit Justin Gaethje (27 fitore, 5 humbje). Gaethje mban titullin e përkohshëm të kësaj peshe. Një...