U zgjodh drejtor teknik, Paolo Maldini hidhet në sulm për të ‘rrëmbyer’ Pep Guardiolën

U zgjodh drejtor teknik, Paolo Maldini hidhet në sulm për të ‘rrëmbyer’ Pep Guardiolën

Trajneri Pep Guardiola thuhet se është përfshirë në listën e ngushtë si një kandidat i mundshëm për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Italisë. 55-vjeçari aktualisht po shijon pushimet, pasi u largua nga Manchester City pas 10 vitesh. Por tani ai mund të rikthehet në menaxhim më shpejt se sa pritej, me një punë të mundshme në proces. Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport pretendon se Guardiola është në listën e ngushtë të trajnerëve të mundshëm të Italisë. Paolo Maldini, i cili u emërua drejtor teknik i Federatës Italiane të Futbollit dhe president i Club Italia javën e kaluar, është i vendosur të demonstrojë ambicien e tij për ekipin kombëtar duke emëruar një trajner të madh. Guardiola konsiderohet si një kandidat ëndrrash për këtë rol....