U përjashtua nga Kupa e Botës pasi u arrestua në Britani për abuzim seksual, ndërron jetë arbitri holandez
Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, vetëm pak javë pasi ishte përjashtuar nga lista e arbitrave të Kupës së Botës pas arrestimit të tij në Britaninë e Madhe, lidhur me akuza për sulm seksual ndaj një adoleshenti. Lajmi u konfirmua nga Federata Holandeze e Futbollit (KNVB), e cila u shpreh se është “e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar” nga humbja e arbitrit me përvojë ndërkombëtare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik. Dieperink ishte arrestuar në prill nga Policia Metropolitane e Londrës, pasi një adoleshent kishte raportuar një sulm seksual të dyshuar në një adresë në Croydon. Megjithatë, pas hetimeve, autoritetet britanike njoftuan se provat nuk ishin të mjaftueshme për të ngritur akuza dhe çështja u mbyll pa ndonjë veprim...
Burimi:
javanews.al