Tronditje nga Europa: Të gjithë anëtarët e UEFA-s mbështetën bojkotin e Kupës së Botës!
UEFA ka hyrë në një përplasje të fortë me FIFA-n, ndërsa në Evropë po diskutohet seriozisht mundësia e bojkotimit të turneve të organizuara nga qeveria botërore e futbollit. Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e UEFA-s kanë thirrur një mbledhje urgjente me 55 federatat anëtare për të koordinuar qëndrimin e tyre ndaj planit të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Shkaku i konfliktit është projekti i FIFA-s për të krijuar një kompani të re komerciale dhe për të shitur një pjesë të të drejtave të Kupës së Botës investitorëve privatë. UEFA e konsideron këtë nismë si një hap që rrezikon pavarësinë dhe traditën e futbollit, duke akuzuar FIFA-n për mungesë transparence dhe konsultimi me konfederatat dhe federatat kombëtare. Mes opsioneve që po shqyrtohen është edhe bojkoti i...
Burimi:
sportekspres.com