Tri italianë sigurojnë çerekfinalet e Roland Garros, Sabalanka mposht Osaka, eliminohet edhe Keys

Tri italianë sigurojnë çerekfinalet e Roland Garros, Sabalanka mposht Osaka, eliminohet edhe Keys

2 Qershor 2026 8:27 Telesport Janë përcaktuar çerekfinalistët e grand slam të Roland Garros. Pas eliminimit të Sinner, tri tenistë italianë kanë avancuar më tej. Flavio Cobolli fitoi 3-1 ndaj Zachary Svajda, ndërsa Matteo Berrettini mundi 3-0 Juan Manuel Cerundolo. “Azzurri” i tretë që avancon është Matteo Arnaldi, që mposhti 3-2 Frances Tiafoe. Kualifikohet edhe kanadezi Felix Auger Aliassime, që mundi 3-0 Alejandro Tabilo. Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, mundi 2-0 japonezen Naomi Osaka (7-5, 6-3). Një biletë për në çerekfinale siguruan edhe Anna Kalinskaya (mundi 2-1 Anastasia Potapova), Maja Chwalinska (mundi 2-0 Diane Parry) dhe Diana Schnaider (mundi 2-1 Madison Keys).