Tre klube “big” kërkojnë mbrojtësin e City, klubi anglez punon që t’i rinovojë rinovojë kontratën

Tre klube “big” kërkojnë mbrojtësin e City, klubi anglez punon që t’i rinovojë rinovojë kontratën

4 Qershor 2026 9:19 Telesport Pavarësisht thashethemeve nga e gjithë Evropa, e ardhmja e Josko Gvardiol duket se do të mbetet e lidhur me Manchester City. Mbrojtësi kroat është shënjestruar nga disa prej klubeve më prestigjioze të kontinentit, por klubi anglez nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë. Sipas gazetës kroate “Jutarnji List”, City tashmë po punon për një marrëveshje të re me 24-vjeçarin. Qëllimi është të zgjasë dhe përmirësojë kontratën aktuale, e cila aktualisht skadon në vitin 2028, duke e mbrojtur atë nga skuadra si Real Madrid, Barcelona dhe Bayern Munich. Strategjia e klubit anglez është pjesë e një procesi më të gjerë të forcimit të skuadrës pas përfundimit të epokës së Guardiola. Drejtuesit e City e konsiderojnë Gvardiol një pjesë kyçe të projektit...