Trajneri i Japonisë nxjerr një tabelë me numra të ndryshëm çdo herë, kod sekret për futbollistët në Botëror
Në futboll janë parë trajnerë që u japin lojtarëve shënime sekrete, ose që thërrasin ekipin pranë pankinës për udhëzime taktike, por ajo që bëri trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu, në barazimin 2-2 ndaj Holandës ishte diçka e pazakontë. Strategjia e tij u bë “virale” në rrjetet sociale. Ai shfaqte një tabelë të madhe me numra që ndryshonin vazhdimisht, secili prej tyre duke përfaqësuar udhëzime të ndryshme për lojtarët. Kjo metodë nuk shërben vetëm për të kapërcyer zhurmën e stadiumit, por përbën një lloj “kodi sekret” taktik, të njohur vetëm nga futbollistët japonezë. Numrat janë aq të mëdhenj sa mund të shihen edhe nga ana tjetër e fushës, por kuptimi i tyre mbetet i fshehtë për kundërshtarët. Tabela u përdor gjithashtu në minutat e fundit për të...
Burimi:
telesport.al